Home » Kryeministri Albin Kurti është nisur sot për në Bruksel me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Europianë

Kryeministri Albin Kurti është nisur sot për në Bruksel me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Europianë

by Arlind Imeri
0 comments

Kryeministri Albin Kurti është nisur sot për në Bruksel, njoftoi zyra e tij. 

Kurti, sipas njoftimit të ZKM-së, u nis për në kryeqendrën europiane me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Europianë, Stefan Löfven. 

Ai do të marrë pjesë “në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES”. 

“Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit”, thuhet në njoftim. 

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM