Home » Abdixhiku: nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik

Abdixhiku: nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik

by Gazeta Expose
0 comments

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit konsultativ të thirrur sot nga Presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, duke thënë se diskutimet nuk sollën asnjë ndryshim domethënës në pozicionet politike të subjekteve.

“Sot patëm një takim konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, pas të cilit partitë politike qëndruan në pozicionet e tyre paraprake. Kjo nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik dhe nuk ekziston as ndonjë iniciativë që do ta zhbllokonte këtë gjendje,” tha Abdixhiku.

Ai shtoi se situata është për keqardhje, pasi për 16 herë me radhë Kuvendi ka dështuar të konstituohet dhe tashmë kanë kaluar mbi një muaj vonesë pa krijimin e institucioneve të reja. “Më së paku iniciativë ka nga partia që ka 48 deputetë – kjo tregon mungesë të plotë brenge dhe urgjence për ta zgjidhur këtë çështje,” deklaroi ai.

Abdixhiku tha se në takim ka propozuar krijimin e një qeverie uniteti për një periudhë të shkurtër kalimtare, e cila do të kishte një agjendë të qartë dhe pika të dakorduara ndërpartiake. Sipas tij, një qasje e tillë do të ndihmonte në tejkalimin e krizës aktuale dhe hapjen e rrugës për stabilitet institucional. Ngërçi, theksoi ai, është i dëmshëm jo vetëm për funksionimin e brendshëm të Kosovës, por edhe për perspektivën euroatlantike të vendit.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM